Inspektorët e Pejës në aksion, cak shitësit ambulantë
Gjatë ditës së sotme rreth orës 10:00, në rrugën “Qarshi e Gjatë” në Pejë, Stacioni Policor Pejë, në bashkëpunim me inspektorët e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, në dy lokacione të ndryshme, ka hasur dy shitës ambulantë duke tregtuar sende në mënyrë ilegale.
Sipas njoftimit nga Policia e Kosovës nga ana e Inspektoratit janë konfiskuar Tridhjetë e një briskë dhe Nëntë boksa të hekurit.

Sendet janë konfiskuar nga inspektorët kompetentë, të cilët do të vazhdojnë me procedurat ligjore ndaj kryerësve.

