Rrahmani: Çdo votë për VV-në dhe Kurtin është votë për agjendën e martesave të së njëjtës gjini
Deputeti i Partisë Demokratike e Kosovës, Eman Rrahmani ka reaguar përmes një video-adresimi në facebook, duke iu drejtuar qytetarëve lidhur me zhvillimet politike në vend.
Në deklaratën e tij, Rrahmani ka theksuar se “çdo votë për Lëvizja Vetëvendosje dhe Albin Kurti është votë për agjendën e tyre”, duke pretenduar se kjo agjendë përfshin lejimin e martesave mes personave të së njëjtës gjini dhe ndryshimin e gjinisë.
Ai ka shprehur kundërshtimin e tij ndaj këtyre çështjeve, duke i cilësuar ato si pjesë të një platforme politike me të cilën, sipas tij, qytetarët duhet të njihen para se të japin votën e tyre.
Më poshtë mund të shihi deklaratën e plotë./IndeksOnline/

