Nis ”lufta” në Portugali, Benfica reagon për fitoren e Portos: Penallti inekzistente, fitore mashtruese
FC Porto ka marrë një fitore të rëndësishme mbrëmjen e kaluar, duke mposhtur Arouca FC me rezultat 3-1, në një sfidë që u vendos në minutat shtesë të takimit.
Goli i dytë i Portos, ai për rezultatin 2-1, erdhi në minutën 90+1 nga pika e bardhë, një penallti që shkaktoi menjëherë polemika dhe reagime, shkruan IndeksOnline.
Pas përfundimit të ndeshjes ka reaguar edhe Benfica, e cila përmes një postimi në llogarinë zyrtare në Twitter, ka shprehur pakënaqësi për vendimin e gjyqtarit, duke e cilësuar penalltinë si inekzistente.
”Penallti inekzistente, fitore mashtruese. Dy pikë të dhëna. Në këtë mënyrë, është e lehtë të qëndrosh përpara.”, shkruhet në postimin e Benficas.
Aktualisht, Porto kryeson tabelën me 65 pikë, i ndjekur nga Sporting CP me 61 pikë, ndërsa Benfica renditet në vendin e tretë me 55 pikë.
Gara për titull mbetet e hapur, ndërsa polemikat për gjykimin pritet të vazhdojnë edhe në ditët në vijim./IndeksOnline/
Penálti inexistente, vitória mentirosa. Dois pontos oferecidos. Assim, é fácil continuar à frente. pic.twitter.com/b7rNHQEmPq
— SL Benfica (@SLBenfica) February 27, 2026

