75 Mall Live Search
09:29 / E Shtunë, 28 Shkurt 2026 / Gj Sh

Leo Messi për herë të parë do të vizitoj Shtëpinë e Bardhë, do të takohet me Donald Trump

Inter Miami do të vizitojë Shtëpinë e Bardhë më 5 mars, në një ceremoni zyrtare për të festuar triumfin në MLS Cup.

Skuadra nga Florida do të pritet në Uashington si kampione e futbollit amerikan, në një ngjarje që tashmë është kthyer në traditë për ekipet fituese të titujve madhorë në SHBA, shkruan IndeksOnline.

Vëmendja kryesore pritet të jetë mbi Lionel Messin. Nëse ylli argjentinas do të marrë pjesë në këtë ceremoni, kjo do të ishte hera e tij e parë që viziton Shtëpinë e Bardhë gjatë karrierës së tij të jashtëzakonshme.

Messi, i cili iu bashkua Inter Miami-t në vitin 2023, luajti një rol kyç në suksesin historik të klubit, duke e udhëhequr drejt majave të futbollit amerikan dhe duke rritur ndjeshëm profilin global të MLS-së./IndeksOnline/