Vijon kundërpërgjigja në disa fronte nga Irani, pas Bahreinit e Abu Dabit goditet dhe Doha
Shpërthime dhe sirenat janë dëgjuar edhe në kryeqytetin e Katarit, Doha.
Ministria e Mbrojtjes e Katarit ka thënë se i ka parandaluar me sukses “disa sulme që shënjestruan territorin e shtetit”, sipas medias shtetërore.
Një zyrtar i Katarit ka thënë për agjencinë e lajmeve AFP se sistemet amerikane Patriot e kanë kapur një raketë iraniane.
Në Katar gjendet baza ajrore më e madhe amerikane në rajon, Al Udeid.

