75 Mall Live Search
15:10 / E Shtunë, 28 Shkurt 2026 / Gj Sh

Gjilani fiton ndaj Malishevës me dy penallti

Një dramë e madhe u zhvillua në ndeshjen mes Gjilanit dhe Malishevës, e vlefshme për javën e 22-të të Superligës së Kosovës në futboll.

Skuadra gjilanase arriti të fitoj këtë përballje, me rezultat 2-1, shkruan IndeksOnline.

Ishte minuta e 15-të kur Armend Thaqi e kaloi Gjilanin në epërsi, pasi u tregua i sakt nga penalltia.

Assane Diatta barazoi shifrat në minutën e 38-të, ku me rezultat 1-1 u mbyll edhe pjesa e parë.

Një tjetër penallti u akordua për skuadrën vendase, ku Senad Jarovic u tregua i sakt nga pika e bardhë në minutën e 70-të dhe riktheu epërsinë e Gjilanit.

Në fund të ndeshjes u zhvillua një ”dramë” e madhe, ku Malisheva kërkoi një penallti, por që pas rishikimit në VAR, gjyqtari nuk akordoi penallti.

Pas kësaj skuadra e Malishevës u tërhoq nga fusha dhe nuk pranoi të luaj. Pas disa minutave ata u rikthyen për të përfunduar ndeshjen, por rezultati mbeti i pandryshuar, 2-1.

Pas 22 xhirove, Gjilani me këtë fitore shkon në kuotën e 33 pikë dhe renditet në vendin e pestë, me një pikë më pak se Malisheva, që renditet e katërta./IndeksOnline/