Aksident në segmentin Gjilan-Ranillug, dy vetura bëhen “llom”
Një aksident trafiku ka ndodhur sot në rrugën që të shpie nga Gjilani në Ranillug.
Dy vetura janë përplasur ndërmjet vete, raporton IndeksOnline.
Një veturë e tipit “Passat” dhe një “Golf” u goditën ballë me ballë, teksa nuk dihet nëse ka të lënduar.
Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet relevante që po hetojnë rastin./IndeksOnline/

