75 Mall Live Search
11:53 / E Diele, 01 Mars 2026 / B XH

Trumpi kërcënon Iranin: Nëse na sulmoni, do të përgjigjemi me një forcë që nuk është parë kurrë

Pas vrasjes së liderit suprem të Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, në një sulm të përbashkët të SHBA-së dhe Izraelit, Irani të dielën qëlloi me raketa ndaj objektivave në Izrael dhe disa shtete arabe të Gjirit, duke nxitur reagimin e fortë të presidentit amerikan, Donald Trump, i cili paralajmëroi Teheranin për përshkallëzim të mëtejshëm.

Ajatollahu Khamenei, 86 vjeç, u vra të shtunën në sulmin ajror mbi zyrën e tij në Teheran, duke hedhur në dyshim të ardhmen e Republikës Islamike dhe rritur rrezikun e destabilizimit rajonal.

“Ky është mundësia më e madhe për popullin iranian të rimarrë vendin e tij,” tha Trump, duke komentuar situatën.

Kabineti iranian premtoi se “ky krim i madh nuk do të mbetet pa përgjigje”, ndërsa Islamic Revolutionary Guard Corps paralajmëroi se do të ndërmarrë “operacionin ofensiv më të fortë” në historinë e saj, duke synuar bazat izraelite dhe amerikane.

“Ju keni kaluar vijën tonë të kuqe dhe duhet të paguani çmimin,” deklaroi të dielën në një fjalim televiziv Mohammad Bagher Qalibaf. “Ne do të godasim me fuqi kaq shkatërruese saqë do t’ju detyrojmë të luteni”.

Në anën tjetër Trumpi paralajmëroi se do të përgjigjen me një forcë që nuk është parë ndonjëherë nëse këto sulme ndodhin.

“Irani sapo tha se do të godasë shumë fort sot, më fort se kurrë më parë. Ata më mirë të mos e bëjnë këtë, sepse nëse e bëjnë, ne do t’i godasim me një forcë që nuk është parë kurrë më parë!”, ka shkruar ai në Truth.

Rreziku i destabilizimit rajonal është evident edhe jashtë Iranit. Të dielën, qindra myslimanë shiitë sulmuan Konsullatën e SHBA-së në qytetin portual Karachi, duke thyer dritaret. Policia dhe forcat paramilitare përdorën shkopinj dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën. Së paku një protestues u vra dhe disa të tjerë u plagosën në përplasje, sipas zyrtarit të policisë Mohammad Jaëad. Shiitët janë komuniteti dominues në Iran, megjithëse pakicë në Pakistan.