75 Mall Live Search
08:32 / E Hënë, 02 Mars 2026 / Z S

Pos Haxhiut, Niko Peleshi do të takojë edhe Kurtin e Osmanin

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë Niko Peleshi, sot do të bëjë një vizitë zyrtare në Kosovë.

Atë në takim nga ora 10:00 do ta pres kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu.

Mirëpo pos Haxhiut, Peleshi do të zhvillojë edhe një takim me kryeministrin e vendit, Albin Kurti.

Sipas njoftimit për media takimi Kurti-Peleshi do të zhvillohet duke filluar nga ora 11:50 në Qeverinë e Kosovës.

Peleshi do të takojë edhe presidenten e vendit, Vjosa Osmani duke filluar nga ora 11:15 minuta.

Kjo vizitë vjen pak ditë pas asaj të Elisa Spiropalit, e cila e vizitoi Kosovën në cilësinë e ministres së Punëve të Jashtme të Shqipërisë./Indeksonline/