75 Mall Live Search
13:44 / E Hënë, 02 Mars 2026 / P M

​Haxhiu: Sot do t’i hiqen masat Kosovës

Bashkimi Evropian të hënën, më 2 mars, do t’i heqë masat ndëshkuese ndaj Kosovës, tha kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu.

Ajo, pas mbledhjes së kryesisë së kuvendit, tha se e përshëndet këtë veprim nga Bashkimi Evropian, megjithëse me vonesë,

“Informacionet tona janë se sot do të vendoset në këtë drejtim. Si kryetare e kuvendit e përshëndes heqjen e masave të padrejta, ndonëse me vonesë”, tha Haxhiu pas mbledhjes së kryesisë së kuvendit.

Bashkimi Evropian (BE) vendosi masa ndëshkuese ndaj Kosovës në qershor të vitit 2023. Masat u vendosën si përgjigje për shkak të tensioneve në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe, pasi kryetarët shqiptarë të katër komunave në veri morën mandatet.