75 Mall Live Search
19:13 / E Hënë, 02 Mars 2026 / F.R

Trump thotë se ShBA’ja po vazhdon operacionet “në shkallë të gjerë” në Iran

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës po vazhdojnë të kryejnë operacione “në shkallë të gjerë” në Iran, me qëllim eliminimin e “kërcënimeve serioze” që regjimi paraqiste ndaj Amerikës, raporton NBC News.

Trump tha se Irani i kishte “injoruar” paralajmërimet për të mos vazhduar pasurimin bërthamor pas sulmeve të ShBA-së ndaj objekteve bërthamore iraniane vitin e kaluar.

Trump gjithashtu theksoi programin në rritje të raketave balistike të Iranit, duke argumentuar se këto programe përbënin kërcënime për amerikanët.

“Qëllimi i këtij programi raketor që po rritet me shpejtësi” ishte të “mbrojë” programin e zhvillimit bërthamor dhe ta bëjë të vështirë për të tjerët ndalimin e tij, tha ai.

Ai theksoi se ushtria amerikane po “i jep goditje të forta” Iranit, por se “vala e madhe” ende nuk ka ardhur.

“Po u japim goditje të forta,” tha Trump.

“Mendoj se po shkon shumë mirë. Është shumë e fuqishme. Kemi ushtrinë më të madhe në botë dhe po e përdorim atë.”.