75 Mall Live Search
22:14 / E Hënë, 02 Mars 2026 / L A

Ishte aksidentuar rëndë, sulmuesi anglez bëhet me skuadër të re

Michail Antonio ka kaluar një periudhë tejet të rëndë në jetën e tij.

Kjo pasi që anglezi, vitin e kaluar ishte përfshirë në një aksident të rëndë ku ishte edhe afër vdekjes.

Por tani Antonio ka gjetur skuadrën e tij të re, duke ju bashkuar skuadrës nga Katari, Al-Sailiya.

Madje ai kishte refuzuar edhe një ofertë nga Charlton Athletic, për t’ju bashkuar kësaj skuadre.

/IndeksOnline/