Ferdinand tregoi tmerrin që përjetoi në Dubai pas sulmit nga Irani
Ngjarjet në Lindjen e Mesme kanë tronditur botën.
Sulmet e Izraelit dhe SHBA-së ndaj Iranit, nisën konfliktet e reja ku është vrarë edhe lideri suprem iranian, Ali Khamenei dhe ish-presidenti, Mahmoud Ahmadinejad.
Ndërsa Irani, po ashtu kishte sulmuar vendet fqinje, ndër to dhe Emiratet e Bashkuara Arabe dhe destinacioni i famshëm, Dubai.
Legjenda e Manchester Unitedit, Rio Ferdinand e përjetoi nga afër tmerrin, pasi që jeton në Dubai që një kohë.
Është e frikshme kur dëgjon raketa, aeroplanë dhe avionë luftarakë – nuk e di se çfarë është – që kalojnë sipër nesh, dhe dëgjon bomba të mëdha, dhe çfarë është ajo nuk e dimë, ashtu siç nuk i dimë detajet se çfarë janë ato. Është t’u tregosh fëmijëve se çfarë është dhe t’i ndihmosh ata të përballojnë këtë moment, gjë që është e rëndësishme veçanërisht si babai i shtëpisë”, deklaroi Ferdinand./IndeksOnline/

