75 Mall Live Search
09:29 / E Martë, 03 Mars 2026 / OSH

Taremi gati të shkojë në luftë për Iranin

Nuk ka paqe për Mehdi Taremin. Që nga vera e kaluar, kur ai u detyrua të humbiste Kupën e Botës për Klube me Interin për shkak se mbeti i bllokuar në Iran, problemet politike dhe sociale të lidhura me vendin e tij e kanë dëmtuar seriozisht karrierën e tij.

Dhe në ditët e fundit, situata është përshkallëzuar me shpërthimin e konfliktit midis SHBA-së (dhe Izraelit) dhe vetë Iranit.

Një konflikt që tashmë duket dramatik dhe që thuhet se e ka bindur ish-sulmuesin e nerazzurrëve të informojë Olympiacos për vendimin e tij për t’u larguar nga Greqia dhe për t’u kthyer në shtëpi.

“Vendi im ka nevojë për mua”, ka thënë ai.

Prania e Iranit dhe e Taremi-t në Kupën e Botës të ardhshme në Amerikën e Veriut është sigurisht gjithashtu në rrezik serioz ./Indeksonline/