Youtuberi i njohur blen klubin e ligës së gjashtë angleze
Ylli i njohur i Youtubes, KSI ka bërë një investim të madh në futboll.
Ai ka blerë klubin anglez, Dagenham and Redbridge, e cila bën garat në ligën e gjashtë angleze.
Këtë e bëri të ditur ai në faqen e tij zyrtare në “X”, teksa e postoi një video.
Mbetet të shihet se sa do t’i ndihmojë kjo klubit anglez, e cila është aktualisht e 13-ta në “National League South”./IndeksOnline/

