75 Mall Live Search
00:02 / E Mërkurë, 04 Mars 2026 / Gj Sh

Hansi Flick flet pas eliminimit të Barcelonës nga Kupa e Spanjës

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick ka folur pas eliminimit nga Kupa e Spanjës.

Ai prgëzoi futbollistët e tij për guximin e treguar në fitoren e sontme 3-0 ndaj Atletiko Madridit, shkruan IndeksOnline.

“Sot treguam se jemi një ekip i guximshëm. Jam krenar dhe i kënaqur me atë që pashë në ekip. Niveli i të rinjve që dalin nga La Masia është i pabesueshëm. Por jemi gjithashtu të zhgënjyer që u eliminuam nga gara.

Duhet të ecim hap pas hapi. Nuk është e lehtë, pasi po luajmë nga një ndeshje çdo 2-3 ditë. Tani duhet të rikuperohemi, pastaj të luajmë përsëri.

Ata luajtën një ndeshje fantastike. Nëse vazhdojmë kështu, mund të jemi të pandalshëm.

Nuk jam i lumtur për lëndimet, dhe sot kemi paguar shumë për to. Kjo nuk është një gjë e mirë për ne.”, ka deklaruar Flick.

Fitorja 3-0 nuk i mjaftoi Barcelonës për të kaluar në finale, pasi në ndeshjen e parë pësoi humbje me rezultat 4-0./IndeksOnline/