Vazhdon gara në Kupën e Kosovës, sot tri ndeshje çerekfinale
Sot luhen tri ndeshjet çerekfinale të Kupës së Kosovës, ku do të mësohet për tri skuadrat e para gjysëmfinaliste.
Vëmendja kryesore do të jetë në Suharekë, ku Ballkani do të jetë nikoqire e Gjilanit, shkruan IndeksOnline.
Një tjetër ndeshje interesante do të jetë edhe ajo me Dukagjinit dhe Feronikelit ’74, e cila zhvillohet në stadiumin ”18 Qershori” në Klinë.
Përballja tjetër e ditës së sotme luhet mes Ferizajt dhe Vushtrrisë.
Të tria këto ndeshje zhvillohet nga ora 13:00, derisa ndeshja mes Llapit dhe Malisheves luhet të enjten./IndeksOnline/


