Ancelotti reagon pas lëndimit të rëndë të Rodrygos: Do të jemi me ty në çdo hap
Trajneri i Brazilit, Carlo Ancelotti ka reaguar publikisht pas konfirmimit se sulmuesi brazilian Rodrygo ka këputur ligamentet, një lajm që është bërë zyrtar edhe nga skuadra e Real Madridit.
Tekniku italian ka shpërndarë një mesazh prekës në rrjetet sociale, duke i dhënë mbështetje të plotë futbollistit në këtë moment të vështirë të karrierës së tij, shkruan IndeksOnline.
“Do të jemi me ty në çdo hap të rrugës deri sa të rikthehesh. Qëndro i fortë, Rodrygo”, ka shkruar Ancelotti.
Lëndimi i sulmuesit brazilian pritet ta mbajë atë jashtë fushave për një periudhë të gjatë, duke qenë një mungesë e madhe për “Los Blancos” në fazën vendimtare të sezonit.
Ai po ashtu si pasojë e këtij lëndimi nuk do të jetë pjesë e Kombëtares së Brazilit për Kupën e Botës./IndeksOnline/

