75 Mall Live Search
11:51 / E Mërkurë, 04 Mars 2026 / OSH

Ky është personi që u vetdorëzua në polici, ishte shpallur në kërkim

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, më 3 mars 2026, ka publikuar një kërkesë për bashkëpunim me qytetarët, me qëllim lokalizimin dhe arrestimin e një personi të dyshuar.

Ai është vetëdorëzuar sot në polici. Burime të Indeksonlinet bëjnë të ditur se i dorëzuari është Diogard Hajdaraj.

Pas intervistimit dhe procedurave të nevojshme policore, me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt./Indeksonline/