75 Mall Live Search
12:08 / E Mërkurë, 04 Mars 2026 / OSH

Ekskluzive: Andin Hoti kontakton deputetët e PDK-së e LDK-së, një nga një

Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti është emri i fundit që po lakohet si kandidat për president.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se Hoti ka kontaktuar disa kandidatë për deputetë nga PDK e LDK për marrë disponimin e tyre në kandidaturën e mundshme të tij.

Lidhur me këtë propozim, PDK do të mbajë takim në orën 14:00.

Diskutime të reja rreth emrit të presidentit pritet të ketë edhe në LDK.

Glauk Konjufca, emri i përmendur dje si opsioni të cilin LVV ka zgjedhur ta propozojë për President, nuk ka disponim që të të jetë kandidat i nominuar nga Vetëvendosje./Indeksonline/