75 Mall Live Search
13:27 / E Mërkurë, 04 Mars 2026 / MSH1

Gjirokastër: Bie një grua nga tarraca e Shtëpisë së të Moshuarve

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në  Shtëpinë e të Moshuarve në qytetin e Gjirokastrës, ku një e moshuar është rrëzuar nga tarraca e institucionit.

Top Channell-i raporton se ende nuk dihen rrethanat e kësaj ngjarjeje, por mësohet se e moshuara Sheqere Zeko, 72 vjeçe, ishte duke qëndruar në tarracën e azilit, dhe më pas është penguar duke rënë nga lartësia.

E moshuara është transportuar në spital dhe po merr ndihmën e nevojshme, ndërsa policia ka nisur hetimet.