Ndeshja në Turqi nuk starton për shkak të një problemi me ndriqim
Ndeshja e Kupës së Turqisë mes Gaziantep FK dhe Fenerbahçe nuk ka nisur ende për shkak të një problemi teknik me ndriçimin e stadiumit.
Situata u vlerësua para fillimit të takimit, dhe skuadrat bashkë me arbitrat u tërhoqën në dhomat e zhveshjes derisa të gjendet një zgjidhje për rifillimin e ndeshjes, shkruan Indeksonline
Autoritetet e stadiumit po punojnë për të rregulluar defektin dhe nuk është përcaktuar ende një orar i ri për nisjen e sfidës.
Ziraat Türkiye Kupası’nda Gaziantep FK – Fenerbahçe maçı aydınlatmadaki teknik aksaklık sebebiyle henüz başlamadı. Mücadele öncesi durum değerlendirildi; takımlar ve hakemler soyunma odasına gitti.pic.twitter.com/b4Sttm5RXW https://t.co/BzvNrxComK
— Sporx (@sporx) March 4, 2026

