75 Mall Live Search
09:08 / E Enjte, 05 Mars 2026 / F.R

Rihapet aeroporti kryesor i Izraelit

Aeroporti kryesor i Izraelit, Ben Gurion, është rihapur pasi ishte mbyllur pesë ditë më parë në fillim të sulmeve të përbashkëta ushtarake të Izraelit dhe SHBA-së ndaj Iranit.

Fluturimi i parë i riatdhesimit nga Athina ka aterruar këtë mëngjes në aeroport, duke sjellë në vend qytetarë izraelitë që kishin mbetur të bllokuar jashtë shtetit, shkruan BBC-i.

Linjat ajrore izraelite pritet të ndihmojnë në kthimin e rreth 100 mijë qytetarëve izraelitë, të cilët nuk kanë mundur të kthehen në vend që nga momenti kur Izraeli mbylli hapësirën e tij ajrore të shtunën.

Autoritetet izraelite kanë miratuar rhapjen e pjesshme të hapësirës ajrore, e cila do të realizohet në disa faza dhe do të varet nga zhvillimet e sigurisë.