Kim Jong un lundron me shkatërruesin e tij të ri
Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong un, ka thënë se marina e vendit do të ketë “aftësi të fuqishme ofensive” pasi vizitoi një shkatërrues të ri 5,000 tonësh dhe mbikëqyri testimin e raketave.
Gjatë një vizite dyditore në kantierin detar Nampo të martën dhe të mërkurën, Kim vizitoi Choe Hyon, anijen e parë luftarake në një seri shkatërruesish të rinj, si edhe anijen e dytë të së njëjtës klasë që është në ndërtim e sipër, raportoi sot agjencia shtetërore e lajmeve KCNA.

Duke cituar strategjinë e re kombëtare të miratuar në Kongresin e Nëntë, Kim njoftoi një plan ambicioz për modernizimin e marinës.

“Çdo vit gjatë periudhës së re pesëvjeçare të planifikimit, ne duhet të ndërtojmë dy ose më shumë anije luftarake sipërfaqësore të kësaj klase ose më të lartë”, tha Kim./Indeksonline/

