75 Mall Live Search
15:50 / E Enjte, 05 Mars 2026 / G T

Llapi bën “çmendurinë”, kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës

Skuadra e Llapit është kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës.

Ekipi nga Podujeva e mposhti pas penalltive Malishevën, shkruan Indeksonline

Ndeshja në 120 minuta u mbyll me shifrat e barabarta 2:2.

Kujtojmë që ekipi i Tahir Batatinas, ishte duke humbur deri në sekondat e fundit të ndeshjes dhe më pas Ajvazi shënoi me kokë për ta dërguar ndeshjen në penallti.

Golat për Malishevën i shënoi: Mevlan Zeka (2)./Indeksonline/