“Je e shkarkuar”, Trump merr vendimin e papritur në administratë
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka vendosur të shkarkojë nga detyra sekretaren e Departamentit të Sigurisë Kombëtare, Kristi Noem, duke bërë kështu një ndryshim të rëndësishëm në kabinetin e tij, transmeton IndeksOnline.
Lajmin e bëri të ditur vetë Trump përmes një postimi në platformën e tij sociale Truth Social, ku njoftoi se në krye të Departamentit të Sigurisë Kombëtare do të emërohet senatori republikan nga Oklahoma, Markëayne Mullin.
Sipas njoftimit, Mullin pritet të marrë zyrtarisht detyrën më 31 mars, ndërsa Noem do të largohet nga posti aktual pas një periudhe të trazuar politike dhe kritikash ndaj drejtimit të saj në këtë institucion.
Vendimi vjen pas një seance të tensionuar në Senatin amerikan, ku Noem u përball me kritika nga senatorë të të dyja partive lidhur me politikat e emigracionit dhe një fushatë reklamuese prej rreth 200 milionë dollarësh të Departamentit të Sigurisë Kombëtare, në të cilën ajo vetë ishte protagoniste.
Megjithatë, Trump ka bërë të ditur se Noem nuk do të largohet plotësisht nga administrata. Ajo pritet të marrë një rol të ri si e dërguar speciale për iniciativën e re të sigurisë në hemisferën perëndimore, të quajtur “The Shield of the Americas”.
Ky vendim shënon një nga ndryshimet më të mëdha në kabinetin e Trump gjatë mandatit të tij të dytë.

