75 Mall Live Search
20:59 / E Enjte, 05 Mars 2026 / H F

Abdixhiku: LDK mbështet amandamentet, presidenti duhet të zgjidhet nga populli

Ka nisur me vonesë seanca e Kuvendit të Kosovës për shqyrtimin e propozim-amendamenteve kushtetuese të propozuara nga presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani.

Seanca ka filluar rreth 50 minuta pas kohës së paraparë, ndërsa në të po shqyrtohen ndryshimet kushtetuese që lidhen me mënyrën e zgjedhjes së presidentit të vendit.

Lumir Abdixhiku ka theksuar se Lidhja Demokratike e Kosovës do t’i mbështesë amendamentet e propozuara.

Amendamentet kushtetuese, të cilat janë miratuar më parë në Komisionin Parlamentar për Legjislacion, parashohin ndryshimin e mënyrës së zgjedhjes së presidentit të Kosovës.

Sipas propozimit, pritet të ndryshohet në tërësi Neni 86 i Kushtetutës së Kosovës, që ka të bëjë me zgjedhjen e presidentit. Amendamentet parashohin që presidenti i Kosovës të zgjidhet drejtpërdrejt nga qytetarët përmes votimit.