75 Mall Live Search
20:00 / E Premte, 06 Mars 2026 / F.R

BE-ja i sheh me “keqardhje” zhvillimet e fundit politike në Kosovë

Bashkimi Evropian i ka parë me keqardhje zhvillimet e fundit politike në Kosovë, pasi Kuvendi dështoi ta zgjedh presidentin e ri dhe u shpërnda Parlamenti.

Një zëdhënësi i BE-së i ka thënë Radios Evropa e Lirë të premten se po e presin vendimin e Gjykatës Kushtetueses, sa i përket dekretit të presidentes Vjosa Osmani.

“Tani, po presim vendimin e Gjykatës Kushtetuese”, tha zëdhënësi, duke iu referuar ankesës së Lëvizjes Vetëvendosje kundër dekretit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, për ta shpërndarë Kuvendin.