Policia ndalon tri raste të transportit të paligjshëm të druve në Podujevë
Policia e Kosovës ka raportuar për tri raste të transportit të paligjshëm të druve në komunën e Podujevë, ku janë konfiskuar mbi 28 metra kub dru për djegie.
Rasti i parë është regjistruar më 6 mars 2026 rreth orës 15:00 në fshatin Repë. Policia ka ndaluar një automjet të cilin e drejtonte një mashkull kosovar, në të cilin ishin të ngarkuara rreth 1 m³ dru pa dokumentacion përkatës. Drutë janë konfiskuar dhe janë dërguar në Ekonominë Pyjore, ndërsa rasti është iniciuar në procedurë të rregullt.
Dy raste të tjera janë raportuar po të njëjtën ditë rreth orës 17:20 në fshatin Pakashticë. Në njërin rast, policia ka ndaluar një automjet me ngasës mashkull kosovar që transportonte 14.89 m³ dru për djegie pa dokumente përcjellëse. Ndërsa në rastin tjetër, një automjet tjetër u ndalua me 12.53 m³ dru për djegie, gjithashtu pa dokumentacion përkatës.
Në të dy rastet, drutë janë konfiskuar dhe janë dërguar në Ekonominë Pyjore, ndërsa të dyshuarit, me vendim të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt./IndeksOnline/

