75 Mall Live Search
18:11 / E Shtunë, 07 Mars 2026 / L A

Laura Fazliu e argjendtë në garën e “Grand Prix Upper Austria 2026”

Laura ishte e lirë në xhiron e parë, në xhiron e dytë ajo mposhti me Ippon, Leila Mazouzi nga Slovenia.

Në çerekfinale Laura mposhti me Wazaari garuesen nga Kroacia, Nina Cvjetko.

Në gjysmëfinale Laura mposhti me Ippon, Sara-Joy Bauer nga Gjermania.

Në finalen e madhe, ajo u përball me Rafaela Silva nga Brazili🇧🇷, ku humbi me Yuko, por arriti të sigurojë vendin e dytë dhe medaljen e argjendtë.