Skandaloze: Shoferi godet një punëtor në Ferizaj, donte të kalonte në një punishte të rrugës!
Një rast i paprecedent ka ndodhur sot në Ferizaj.
Derisa një punëtor po përkujdesej për mbarëvajtjen e punimeve në një rrugë, një person tenton të kalojë përmes asaj rruge, me veturën e tij.
Pavarësisht paralajmërimeve të punëtorit që zona është punishte, qytetari i pandërgjegjshëm vijon të insistojë, para se të bëjë skandalin, shkruan IndeksOnline.
Në gjaknxehtësi e sipër, shoferi i automjetit del nga vetura dhe e sulmon fizikisht punëtorin, duke e goditur dhe kapur për fyti.
Me qetësi dhe duke e menaxhuar veten, punëtori e vendos në rrugë shenjën sinjalizuese të punimeve.
Më poshtë pamje pa koment:

