E bukur kjo! Muriqi bën “repost” foton nga ndeshja e Lirisë
Liria sot zhvilloi ndeshjen e rëndësishme të Ligës së Parë ndaj Vushtrrisë.
Por kjo ndeshje nuk i gëzoi vendasit, pasi që u mposhtën me rezultat 0-1 duke ju shkaktuar telashe në garën për ngritje në Superligë.
Ajo çka ishte e veçantë nga kjo ndeshje ishte atmosfera në stadiumin “Përparim Thaçi”, me stadiumin që ishte i stërmbushur.
Kjo nuk i iki edhe ish-lojtarit të Lirisë dhe tashmë rekordmenit në La Liga, Vedat Muriqit i cili bëri “repost” në faqen e tij në “X”, një foto nga kjo ndeshje.
— Vedat Muriqi (@MuriqiVedat) March 8, 2026
/IndeksOnline/

