75 Mall Live Search
19:02 / E Diele, 08 Mars 2026 / G T

Modric paguan biletat e stadiumit dhe udhëtimit për 60 familjarë dhe miq

Mesfushori kroat i AC Milan, Luka Modric, ka bërë një gjest të veçantë para derbit të madh të Milanos kundër Inter Milan në stadiumin San Siro.

Sipas raportimeve, Modric ka paguar biletat dhe shpenzimet e udhëtimit për rreth 60 miq dhe familjarë, në mënyrë që ata të jenë të pranishëm në stadium për ta parë nga afër në ndeshjen e madhe të njohur si “Derby della Madonnina”, shkruan Indeksonline

Ylli kroat madje ka ndihmuar disa prej tyre të udhëtojnë nga Croatia drejt Italisë për të ndjekur ndeshjen. Mes të ftuarve është edhe ish-sulmuesi i njohur kroat Mario Mandzukic, i cili ndodhej tashmë në Itali./Indeksonline/