75 Mall Live Search
16:09 / E Hënë, 09 Mars 2026 / b l

Kur merret vendimi për dekretin e Presidentes? Flasin nga Gjykata Kushtetuese

Gjykata Kushtetuese e Kosovës, për FrontOnline ka bërë të ditur se vendimi lidhur me dekretin e Presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendi i Kosovës do të merret pasi të shqyrtohen të gjitha aspektet kushtetuese të pretendimeve të paraqitura nga pala parashtruese.

Në njoftim theksohet se shqyrtimi do të bëhet “në përputhje me Kushtetutën, Ligjin për Gjykatën Kushtetuese dhe Rregulloren e punës së Gjykatës”.

‘’Vendimi do të merret pasi që të shqyrtohen të gjitha aspektet kushtetuese të pretendimeve të bëra në kërkesë nga pala parashtruese, në përputhje me Kushtetutën, Ligjin për Gjykatën Kushtetuese dhe Rregulloren e punës së Gjykatës’’, thuhet në përgjigjien e Gjykatës Kushtetuese.

Ky zhvillim vjen pas kërkesave për interpretim kushtetues mbi ligjshmërinë e vendimit të Presidentes Osmani për shpërndarjen e Kuvendit dhe cakton hapin tjetër në procesin e mundshëm të zgjedhjeve të reja në vend.

Gjykata nuk ka dhënë afat kohor për marrjen e vendimit, duke lënë të hapur mundësinë që shqyrtimi të zgjasë deri në konkluzionin përfundimtar.