Presidenti i La Ligës mohon zërat se ka autorizuar rikthimin e Messit te Barcelona në vitin 2023
Deklaratat e fundit të Xavit kanë tronditur botën e futbollit.
Kjo lidhet me rikthimin e Lionel Messit te Barcelona në vitin 2023, teksa ishte ai trajner duke thënë se gjithçka ishte e kryer por që u bllokua nga presidenti Joan Laporta.
Ai madje tha se edhe La Liga i kishte dhënë dritën e gjelbërt për rikthimin e Messit, por që kjo u mohua nga presidenti, Javier Tebas.
“La Liga nuk autorizoi asgjë në lidhje me rikthimin e Leo Messit në Barcelonë në vitin 2023”, ishin fjalët e Tebas.
Messi, atë kohë më pas u largua nga PSG dhe futbolli evropian ku bëri lëvizjen në MLS te Inter Miami, ku fitoi titullin në vitin 2025./IndeksOnline/

