75 Mall Live Search
08:20 / E Martë, 10 Mars 2026 / A

Musliu: Deklarata e Kadri Veselit që Kosova ka me ia pa sherrin pushtetit aktual, po finalizohet

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka qenë kritike e ashpër ndaj kryeministrit Albin Kurti.

Musliu tha se Kosova “po ia sheh sherrin” pushtetit aktual.

“Deklarata e Kadri Veselit që Kosova ka me ia pa sherrin po finalizohet. Çka me bë tash? [Kurti] dyshoj se vetëm këtë vend s’e do, vetëm vendit të vet nuk ia do të mirën, vetëm për Kosovën nuk punon, punon për Nenad Rashiqin”,  u shpreh ajo në Klan Kosova.