75 Mall Live Search
08:28 / E Martë, 10 Mars 2026 / G T

Edon Zhegrova mbërrin në stërvitje me Ferrarin e tij, përshëndet tifozët e Juventusit me autografe

Futbollisti kosovar, Edon Zhegrova ka tërhequr vëmendjen para stërvitjes së Juventusit, duke mbërritur me makinën e tij luksoze Ferrari. Pamja e yllit të Kosovës nuk kaloi pa u vënë re nga tifozët që e prisnin jashtë qendrës stërvitore.

Zhegrova ndaloi për disa minuta për të përshëndetur tifozët “bardhezi”, duke treguar respekt dhe mirënjohje për mbështetjen e tyre. Ai u dha autografe disa fansave të Juventusit, të cilët e pritën me entuziazëm, shkruan Indeksonline

Edhe pse sulmuesi kosovar nuk po gjen shumë hapësira në formacionin e “Zonjës së Vjetër” këtë periudhë, dashuria e tifozëve ndaj tij mbetet e madhe.

Lojtari “dardan” nuk luajti në ndeshjen e fundit ndaj Pisa-s, por shpreson të ketë minutazh ndaj Udineses, që luhet më 14 mars./Indeksonline/