Rekord që askush nuk e do: Portieri i Tottenhamit merr notën më të dobët në histori
Portieri i Antonin Kinsky ishte figura më tragjike në humbjen e thellë të Tottenham Hotspur ndaj Atletiko Madrid me rezultat 5-2, në ndeshjen e parë çerekfinale të Champions League.
Gardiani i portës londineze përjetoi një fillim katastrofa;, duke pësuar tre gola brenda vetëm 15 minutave të para të takimit, dy prej golave erdhën pas gabimeve amatoreske të tij, të cilat i kushtuan rëndë skuadrës angleze, shkruan IndeksOnline.
Performanca e dobët bëri që Kinsky të zëvendësohej shumë herët, pas vetëm 17 minutash lojë, një vendim i detyruar nga stafi teknik i Tottenhamit për të ndalur katastrofën në portë.
Sipas vlerësimeve të mediave sportive, portieri çek u vlerësua me notën 2.9, një nga vlerësimet më të ulëta të dhëna ndonjëherë për një futbollist në një ndeshje futbolli./IndeksOnline/


