Portierit të Tottenhamit i vjen një përkrahje edhe nga Kosova
Portieri i Tottenhamit, Antonin Kinsky ka marrë vëmendje gjatë ditës së sotme.
Vëmendje kjo për arsye tërësisht të gabuara, pasi që çeku pati një debutim për t’u harruar, ku pranoi 3 gola në 16 minuta.
Por ka edhe nga Kosova që kanë shprehur përkrahje për çekun, me ish-portierin Naser Prapashtica që bëri një postim për të.

“Mbaje kokën lart, do kthehesh ma i fortë”, ishin deklaratat e Prapashticës./IndeksOnline/

