75 Mall Live Search
16:45 / E Mërkurë, 11 Mars 2026 / Z S

Dënohet me një vjet burgim me kusht A.I që kërcënoi gazetarët në Gjykatë

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës mirëpret vendimin e marrë këtë të mërkurë për dënimin me një vjet burgim të A.I pas kërcënimit ndaj ekipeve të gazetarëve e monitoruesve të Betimi për Drejtësi dhe Nacionale.

Sipas një njoftimi të Gjykatës Themelore të Gjilanit, A.I “i është shqiptuar dënim me një (1) vit burgim, i cili dënim nuk do të ekzekutohet nëse i pandehuri brenda 2 (dy) viteve nuk kryen vepër tjetër penale.”

A.I me një gjest si “ekzekutim” iu ishte drejtuar në një seancë pronash në Viti, gazetares së Nacionales, Eriola Cacaj, kameramanit Drilon Namani si dhe monitoruesit të Betimi për Drejtësi, Flamur Kabashi.

Rasti kishte ndodhur më 30 janar.