75 Mall Live Search
22:30 / E Mërkurë, 11 Mars 2026 / AR

“Love you winner”/ Këngëtarja shqiptare përkrah këtë banor

Një moment shumë emocional është transmetuar në rubrikën “Big Love” në Big Brother VIP Albania, ku këngëtarja e njohur Anjeza Shahini i ka dërguar një mesazh të ngrohtë Mirit, i cili u zgjodh dhe i preferuari i publikut.

Përmes këtij mesazhi, Shahini ka shprehur vlerësimin dhe admirimin e saj për të, duke theksuar jo vetëm talentin e tij artistik, por edhe shpirtin dhe energjinë që ai përcjell.

“Abi. Fuqia e mendjes dhe zemra jote e bukur më sjellin në mendje kujtimin e gjyshes dhe familjes. Ata të shohin, të admirojnë dhe të bekojnë nga lart. Arti yt ka inspiruar breza dhe mua. Love you winner”, shkruan ajo në mesazhin e saj.

Fjalët e artistes u konsiderua si një mbështetje e fortë morale për Mirit brenda shtëpisë së famshme.

Anjeza Shahini është një nga zërat më të dashur të muzikës shqiptare dhe mesazhi i saj ka sjellë një moment të veçantë në spektaklin e BBVA, duke treguar edhe një herë respektin që artistët kanë për njëri-tjetrin.

Për ju që nuk e dinit, Miri dhe Anjeza kanë një lidhje shumë të fortë, pasi janë kushërinj. Babai i Mirit është vëllai i babait të Anjezës, çka i bën ata të dy kushërinj të parë.