75 Mall Live Search
23:04 / E Mërkurë, 11 Mars 2026 / G T

Bodo/Glimt kjo befasi e Champions League, fiton thellë ndaj Sportingut

Skuadra norvegjeze Bodø/Glimt ka bërë një tjetër paraqitje mbresëlënëse në Europë, duke mposhtur Sporting CP me rezultat bindës 3-0 në ndeshjen e parë të përballjes në Ligën e Kampionëve.

Ekipi nga Norvegjia dominoi takimin dhe tregoi efikasitet të madh në fazën sulmuese, duke shënuar tre gola që i japin një avantazh shumë të rëndësishëm para ndeshjes së kthimit, shkruan Indeksonline

Kjo fitore e thellë konfirmon edhe një herë se Bodø/Glimt është një nga surprizat më të mëdha të këtij sezoni në kompeticionet europiane.

Megjithatë, gjithçka do të vendoset përfundimisht në ndeshjen e kthimit, e cila do të zhvillohet javën e ardhshme në Portugali, ku Sporting CP do të tentojë përmbysjen para tifozëve të vet./Indeksonline/