Mot me diell, temperaturat arrijnë në 17°C
Gjatë ditës së enjte pritet të mbajë mot kryesisht me diell.
Sipas të dhënave të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin nga 0 deri në 3°C, ndërsa ato maksimale nga 15 deri në 17°C.
Tutje, IHMK ka bërë të ditur se era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi prej 1-8m/s.

