75 Mall Live Search
14:31 / E Enjte, 12 Mars 2026 / MSH1

Begaj dhe Sinani flasin për të drejtat e shqiptarëve në Luginë

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, është takuar me kryetaren e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani.

Bashkë me Sinanin, Begaj diskutoi mbi të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës, shkruan IndeksOnline.

Gjatë takimit pozitiv, Begaj pohoi se Shqipëria u zotua të jetë zë i fortë për shqiptarët e Luginës.

“Me kryetaren e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani për të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës dhe sfidat me të cilat përballen.

Shqipëria do të vijojë të jetë një zë i fortë në mbrojtje të shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë” shkroi Begaj në Facebook.

Tash e disa vjet, shqiptarët e Luginës vazhdojnë të jenë të shtypur nga shteti serb, i cili po iu mohon regjistrimin, adresat dhe qasjen në shumë institucione.