75 Mall Live Search
18:55 / E Premte, 13 Mars 2026 / F.R

20 persona grabisin dyqanin e bizhuterive në Kaliforni, në rreth 70 sekonda marrin 1.4mln dollarë (VIDEO)

Të paktën 20 persona kanë hyrë në një dyqan bizhuterish në Kaliforni dhe kanë grabitur 1.4 mln dollarë, brenda thuajse një minute.

Grabitja ka ndodhur në qershor të 2025 në dyqanin e bizhuterive në Fremont, ndërsa pamjet tashmë kanë bërë xhiron e rrjetit.

Autorët e realizuan grabitjen duke përdorur çekiçë, varre, thyen xhamat dhe morën rreth 75 – 80 % të mallrave. Ndërkohë raportohet se policia ka arrestuar 4 persona të moshës 20-29 vjeç, dy prej të cilëve u liruan.

Sipas New York Post në rreth 70 sekonda morën më shumë se 1.4 mln dollarë dhe u larguan me mjetet që i prisnin jashtë.