Në Sllovaki mbizotëron frika: Tifozët kosovarë do ta “pushtojnë” Bratislavën
Në Sllovaki tashmë po mbizotëron frika se tifozët kosovar do ta ”pushtojnë” Bratisllavën, me 26 mars.
Në kryeqytetin sllovak do të zhvillohet gjysmëfinalja e play-offit për kualifikim në Kupën e Botës, mes Sllovakisë dhe Kosovës, shkruan IndeksOnline.
Interesimi i kosovarëve për ta ndjekur nga afër ndeshjen është tejet i madh, ku tahsmë janë shitur të gjitha biletat e caktuar për tifozët nga Kosova.
Por në Sllovaki i frikësohen tashmë numrit të madh të kosovare që mund të jenë të pranishëm në stadium, pasi prezenca e mergimtarëve ka shqetësuar autoritetet, duke parë edhe numrin e madh të tifozëve kosovar në ndeshjen e fundit ndaj Sllovenisë, por edhe atë ndaj Zvicrës.
Mediumi sllovak “Sportovy.cas” ka bërë një artikull të veçantë rreth një skenari të tillë të pranisë së madhe të shqiptarëve në stadium.
Interesimi i madh i tifozëve kosovarë ka bërë që autoritetet dhe organizatorët të marrin masa të shtuara sigurie, duke e konsideruar ndeshjen si një ngjarje me interes të lartë. Policia dhe organizatorët kanë paralajmëruar koordinim të shtuar për të menaxhuar fluksin e tifozëve dhe për të garantuar një atmosferë sportive gjatë takimit./IndeksOnline/

