Javë e zjarrtë në Superligën e Basketbollit
Superliga e Basketbollit të Kosovës vazhdon me ndeshje shumë interesante këtë fundjavë.
Ditën e shtune zhvillohen dy përballjet e para, shkruan IndeksOnline.
Në palestrën ”Shani Nushi” në Gjakovë, Vëllaznimit do të jetë nikoqire e Golden Eagle Yllit, me kuqezinjtë që kanë tetë fitore e 15 humbje, kurse therandasit dhjetë fitore e 13 humbje.
Një përballje gjithashtu interesante është ajo ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Rahoveci 029.
Prishtinasit numërojnë nëntë fitore e 14 humbje, kurse ‘Vreshtarët’ shtatë fitore e 16 humbje.
Ndërkohë ditën e diel zhvillohen edhe dy ndeshje tjera, ku vemendja kryesore është në Prizren, pasi Bashkimi do të jetë nikoqire e Trepçës, derisa ndeshja tjetër zhvillohet mes Pejës dhe skuadrës së Boras./IndeksOnline/


