Ky është kosovari që këndoi në sofër para Erdoganit
Hafizi i Kuranit, Egzon Ibrahimi njihet për zërin e tij unik në leximin e ajeteve nga libri i shenjtë.
Ditë më parë, ai ka qenë i ftuar për iftar nga presidenti turk, Rexhep Erdogan në pallatin presidencial, raporton IndeksOnline.
Ibrahimi është mirëpritur nga Erdogan të cilin më pas e ka ‘flladitur’ me leximin e disa ajeteve kuranore.
Hafizi Egzon Ibrahimi i ftuar nga Presidenti Erdogan në Pallatin Presidencial për të lexuar Kuran. | RTI♬ original sound – RTI Shqip
Po ashtu gjatë qëndrimit në Turqi, Egzon Ibrahimi është transmetuar LIVE duke lexuar kuran edhe në televizionin me të madh në Turqi ‘Kanal D’. /IndeksOnline/

