75 Mall Live Search
12:07 / E Hënë, 16 Mars 2026 / G T

PSG-ja niset drejt Londrës, synon ruajtjen e rezultatit

Skuadra e Paris Saint-Germainit ka nisur udhëtimin drejt Londrës për ndeshjen e kthimit të fazës së 1/8-ve të Champions League kundër Chelsea.

Pas një ndeshjeje të parë të jashtëzakonshme në “Parc des Princes”, ku parisienët fituan 5:2, PSG-ja shkon në Londër me avantazhin e tri golave dhe synimin për të mbyllur kualifikimim, shkruan Indeksonline

Ndeshja e kthimit zhvillohet nesër dhe pritet të jetë sfidë e fortë për skuadrën e trajnerit Luis Enrique, e cila do të përpiqet të ruajë rezultatin dhe të sigurojë kalimin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve./Indeksonline/