Orav përshëndetet me Kurtin: Institucionet të jenë funksionale dhe të fokusuara në integrimin europian
Ambasadori i Bashkimit Europian në Kosovë, Aivo Orav ka njoftuar se është përshëndetur me kryeministrin Albin Kurti pasi i përfundon mandati në Kosovë.
Orav ka shkruar se së bashku me Kurtin kanë reflektuar për të shkuarën dhe të ardhmen e marrëdhënieve BE-Kosovë si dhe për mbështetjen thelbësore që BE i ka dhënë Kosovës deri tash.
“Shpreha shpresën time se të gjitha institucionet do jenë funksionale së shpejti dhe plotësisht të fokusuara në integrimin Evropian”- ka shkruar Orav në platformën X, më 16.03.2026.
Saying goodbye to 🇽🇰 Prime Minister @albinkurti today, we reflected on past and future EU–Kosovo relations and the substantial support the 🇪🇺 EU has extended to Kosovo thus far.
— Aivo Orav (@AivoOrav) March 16, 2026
I expressed my hope that all institutions will soon be functional and fully focused on EU integration. pic.twitter.com/MUMPpwEF5R

